You are here

Analiza ekonomike

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/eaglehyd/public_html/includes/menu.inc).

Analiza ekonomike dhe biznes plani i ofruar nga EagleHydroPower

Te gjithe e dime se investimet per ndertimin e nje hidrocentrali kane nje kosto shume te madhe, ato e kalojne vleren e 1 milion Euro per 1 MW. Kapacitetet e instaluara jane parashikuar per prurjet maksimale ujore, por prodhimtaria mesatare vjetore reale ushton  55-60% te kapacitetit te instaluar . Duke patur parasysh qe investimet jane bere per kapacitet maksimal, investimi  per prodhimin real vjetore nuk kushton 1 miljon Euro per 1 MW, por ai shkon ne 1.4-1.5 Miljon per 1 MW. ( pra 1milion + 40% qe nuk prodhon).

Pra nje investitor qe ka investuar (shembull) 10MW,  prodhon mesatarisht gjate vitit jo me shume se 5.5 – 6 MW/h dhe koha e rikthimit te investimit eshte 40% - 45 % me e gjate se sa do te prodhonte me te gjithe kapacitetin e instaluar. Rruga zgjidhje per perfitime me te medha nga hidrocentralet me te njejtin projekt, me te njejtin sistem, pa prekur sistemet e instaluara dhe pa investime shtese, vjen nga Kompania Shqiptare “EagleHydroPower”

“EagleHidroPower” Kush është dhe cfar bënë:

“EagleHidroPower” eshte kompani qe ben sherbim transport uji per tu ardhur ne ndihme Kompanive Hidro-energjitike Shqiptare me interesa dhe perfitime te perbashketa.Kjo kompani perdor sistemin Mirakatec® Pumping system. Ky sistem funksionon  ne bazë te gravitetit te gjeneruar artificialisht per lëngjet dhe që bën te mundur rikthimin e ujit që del nga turbinat, përsëri në bazë. Në këtë mënyrë Hidrocentrali prodhon energji me kapacitet të plotë për gjatë gjithë vitit. Kjo ju sjell ju (kompanive hidro-energjitike) 40% -45%  me shume prodhim energjie:

Avantazhet

Në fushën ekonomiko-financiare, teknologjia Mirakatec® Pumping system ofron një avantazh konkurencial për të gjithë investitorët. Kjo kontribuon në rritjen e prodhimit të tyre në parametra reale, si në periudha afatshkurtra edhe afatgjata, permirson aftësitë e likuiditetit me afat te shkurter  dhe aftesite paguese afatgjate.

Konkretisht permirson fluksin e prodhimit faktik nga 40-50 % , ne 95-97%. Kjo teknologji e bën këtë prodhim konstant dhe të qëndrueshëm për çdo dite kalendarike te vitit. I jep avantazh investitorit pasi ky i fundit konvertohet në nje fornitor të qëndrueshem për të gjithë konsumatoret e energjise elektrike.  Te ardhurat  financiare janë të qëndrueshme, pasi nuk ka rrezikun e mosfurnizimit në periudhat e thatësires. Teknologjia  Eagle Hydro Power e bën të mundur qe kjo munges prurjesh të rikthehet në bazë dhe ta mbaj prodhimin konstant në nivele 97% te kapacitetit fal teknologjis se instaluar.

Per çdo MW të instaluar momentalisht investitoret sakrifikojne fonde prej 1.000.000 € për të përfituar një prodhim ciklik jo të qëndrueshëm prej 55-60% në vitet më të mbara me rreshje, ç’ka e rrit vlerën e investimit fillestar për MW të prodhuar me 40%, Teknologjia Mirakatec® Pumping system e shmang përfundimisht këtë diferencë "kapacitet i instaluar - prodhim faktik". Duke çuar prodhimin faktik në nivelet e kapacitetit të instaluar. Pra nqs një investitor do të investonte 5mln Euro per një vepër hidroenergjitike me kapacitet të instaluar prej 5MW, ky i fundit do të prodhonte mesatarisht 3MW/h, çka investimi real do të ishte 1.600.000€ për çdo MW të prodhuar. Ndërsa me përdorimin e Mirakatec® Pumping system çdo lek i investuar për MW do të konvertohet në prodhim real. Nëse vazhdojmë me të njëjtin shëmbull, si më siper, një investitor që ka në përdorim teknologjinë, nëse investoi 5mln € ai do të përfitonte prodhimin konstant prej 4,8MW/h dhe investimi për MW të prodhuar do të ishte 1.041.000€ përkundrejt 1.600.000€, pra me një avantazh absolut prej 569.000€ për MW të prodhuar, e shprehur kjo në terma relative ka një shkurtim të kostove efektive prej 40%.

Ç’ka thamë më sipër janë avantazhe reale të cilat pasqyrohen në chash-floë e kompanisë, duke rritur përfitueshmërinë dhe gjëndjen ekonomiko-financiare të firmës investuese. Ky avantazh konvertohet në shkurtimin e afateve të kthimit të investimit, rritjen e vlerës aktuale të firmës dhe rritjen e normave të kthimit nga investimi. Dhe të gjitha këto avantazhe të ardhura nga minimizimi i kostove, dhe jo rritja e çmimeve të shitjes, të cilat janë problemi kryesor për të gjithë konsumatorët.
Në një treg konkurencial, ku një ndër problemet është gjetja e fondeve për investim, investitorët me avantazhet e mësipërme janë klient të preferuar në sistemin bankar, duke përfituar lehtësira kreditimi, pasi këto firma kanë aftësi të mëdha pagesash krahasuar me konkurentët dhe janë një investim i preferuar për bankën.

Përmbledhje e avantazheve:

Investimi në Mirakatec® Pumping system, të jep avantazhet e mëposhtme:

  • Minimizon koston efektive të investimit me 40%.
  • Rrit rendimentin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit.
  • Të konverton në furnitor të besuar dhe të preferuar krahasuar me furnitorët e tjerë.
  • Shkurton afatin e kthimit të investimit, rrit normat e kthimit nga investimi dhe rrit vlerën e firmës, përfitueshmërine e Akasionerve.
  • Krijon lehtësira kreditimi, një investim i preferuar.

Përgjegjësite dhe garancia që “EagleHidroPower” ofron.

  • Projekti që implimentohet per rritje të prodhimit në kapacitetin maksimalë, investohet totalishte 100% nga Kompania “Eagle Hydro Power”
  • Investimi projektohet,prodhohet, instalohet, operohet, dhe mirmbahet nga “Eagle Hydro Power”
  • Garancitë e paisjes dhe prodhimit mbulohen 100% nga “Eagle Hydro Power”
  • Sherbimi i transportit të uijt zgjat për aq kohe sa është kontrata e shitjes së prodhimit ndërmjet  kompanisë Hidro-energjitike me shtetin.

Përgjegjësitë dhe garancitë që “EagleHydroPower” Kërkonë nga Kompanitë Hidro-energjitike.

  • Kompanite Hidro-energjitike vënë  në dispozicion për përdorime në instalimin e sistemit,  ambientet dhe siperfaqet e nevojshme që ky sistem të implimentohet.
  • Kompanite Hidro-energjitike nga prodhimi i shtuar i energjisë (që perfitohet nga përdorimi i këtijë  sistemi) i paguan  % rregullisht Kompanise E.H.P.
  • Kompanite Hidro-Energjtike, mund të përfitojnë këtë shërbim vetëm kur HC janë në prodhim dhe që kanë një kontratë me shtetin për shitjen maksimale të prodhimit.
  • Kompanite Hidro-Energjitike duhet të kenë pajisjet gjeneruese të energjisë me koeficent  prodhimi te pranueshme, dhe të çertifikuara. 
Disponibiliteti

Ky sistem është aktualisht i disponueshem,  prodhohet në bazë të karakteristikave specifike të çdo projekti në mënyrë individuale, në çdo kohë.

Kohëzgjatja e projektit

Nga momenti i kontratës, sistemi vihet në punë për 2-3 muaj, në varësi të kushteve gjeografike dhe të motit.

Kohëzgjatja e kontrates

Çdo kontrate zgjat aq sa kompania Hidro-Energjitike e ka te nevojshme këtë sistem .
Nga momenti që kompania Hidro-energjitike nuk dëshiron ta përdori këtë   sistem, është e lirë të ndërpresë  kontratën pa patur asnjë detyrim kundrejt kompanise së sherbimit “E.H.P” përderisa kjo kontratë është një kontratë private ndërmjet dy kompanive private.

© 2012 EAGLE POWER - ENERGJI SHQIPONJE | All right reserved. || Design & Developed by EderStudio